Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ku në fokus të bisedës ishte çështja e burgosjes së Fredi Belerit.

 

Mediat helenase shkruajnë se kryeministri grek ka kërkuar që kreu i zgjedhur për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri të lirohet menjëherë.

 

Nuk dihet ende qëndrimi i kryeministrit Rama përballë kësaj kërkese të homologun grek në takimin e tyre gjatë samitit të NATO-s në Lituani.

 

Më herët, Athina zyrtare ka theksuar se autoritetet shqiptare po zbatojnë ligjin, nga i cili nuk përjashtohet askush.

 

Fredi Beleri u arrestua 48 orë para zgjedhjeve lokale, pasi akuzohet për blerje votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *