E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mediat greke: Marios Isak u vra nga bashkëmoshatari i tij shqiptar

Mediat greke kanë dhënë detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë të së martes në mbrëmje në Kavala ku u qëllua për vdekje një 18 vjeçar shqiptar.

 

Portalet dhe gazetat fqinje bëjnë të ditur se një tjetër i ri shqiptar, ka pranuar vrasjen e Marios Isak.

 

Reklamë

Ato shtojnë se ky person ka deklaruar në polici se ishte në kafe me viktimën dhe kur janë larguar ato janë grindur me njëri tjetrin. Adoleshenti shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka shtuar se donte vetëm ta trembte shokun e tij Marios Isak, por e ka qëlluar nga frika me armë.

 

Fillimisht autoritetet greke bënë të ditur se i riu shqiptar ishte qëlluar me dy plumba pas shpine ndërkohë që pati aludime se ai ishte përfshirë në trafik droge. Viktima i lindur në Kavala në vitin 2000 luante futboll me ekipin e këtij qyteti.

 

Gjatë kësaj të mërkure MPJ e Shqipërisë i kërkoi palës greke zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe dënoi valën e ekstremizmit dhe urrejtjes të shfaqur, sipas saj kohët e fundit në Greqi ku janë vrarë katër shqiptarë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë