E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Mediat greke mahniten nga këngëtaret shqiptare!

Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora janë cilësuar si shqiptaret më të suksesshme në botë. Ato kanë arritur të vjedhin vëmendjen e të gjithëve, duke filuar nga revistat më të njohura.

 

Së fundmi, edhe mediat greke i kanë kushtuar një artikull shqiptarëve, ku në qendër ka qenë suksesi i 3 këngëtareve shqiptare dhe fakti se ato gjithmonë e pranojnë me krenari origjinën e tyre.

 

Reklamë

Mediat greke kanë shkruar se shqiptarët në Greqi nuk e pranojnë prejardhjen e tyre, pasi nuk trajtohen mirë dhe nuk ia dalin dot të ecin përpara me karrierën e tyre, ndërsa në SHBA apo në Britaninë e Madhe gjërat janë më të lehta për popullin shqiptar.

 

Në fund, revista e mbyll artikullin duke shkruar se aty ku ka talent dhe vullnet mund t’ja dalësh, pa marrë parasysh se nga ku keni ardhur apo si jeni rritur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë