Takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Cipras ka gjetur jehone ne mediat greke. Ato shkruajnë se dy vendet janë më afër me njëri-tjetrin, pas takimeve që kanë kryer ministrat e jashtëm në Kretë dhe Korçë. Agjencia greke e lajmeve “AMNA”, thekson se sipas burimeve të qeverisë Cipras, “takimi i hap rrugën normalizimit të plotë dhe zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe.

 

Për më tepër, Greqia dhe Shqipëria janë gati për një marrëveshje strategjike, e cila zgjidh mosmarrëveshjet kritike dhe i hap rrugën promovimit te negociatave për anëtarësim. Sipas burimeve qeveritare greke, në takim u diskutuan pikat e mbetura për nënshkrimin e marrëveshjes, ndërsa u ra dakord për vizitën e kryeministrit grek së afërmi në Shqipëri. Sipas agjencisë, dy kryeministrat folën gjithashtu për të drejtat e pakicës kombëtare greke ne Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *