E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Mediat e huaja për zgjedhjet: Procesi me rendësi për reformat e integrimin

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave të huaja, të cilat vlerësojnë se ato janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Agjencia e lajmeve Reuters i cilëson zgjedhjet test për demokracinë dhe anëtarësimin në Bashkimin Europian.

 

Si socialistët, edhe demokratët synojnë të sigurojnë shumicën në parlament për të cuar përpara reformën e rëndësishme në drejtësi, thelbësore për integrimin. Agjencia Associated Press shkruan se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyçe për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Partitë kryesore kanë premtuar gjatë fushatës një axhendë reformash, rritje të shpejtë ekonomike dhe ulje të papunësisë.

 

Reklamë

Ndërsa Euronews thekson se procesi zgjedhor do të tregojë nëse vendi ballkanik është gati t’i bashkohet unionit. Socialistët shpresojnë të mbajnë pushtetin për të vijuar reformën në drejtësi dhe kanë premtuar përmirësimin e të drejtave të pronës, ndërsa demokratët  uljen e taksave për të nxitur ekonominë. Edhe mediat italiane theksojnë se objektivi i fituesit të zgjedhjeve është afrimi me Bashkimin Europian.

 

 

Më shumë video

Reklamë