E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Media serbe zbulon negociatorin e SHBA-së për dialogun Serbi-Kosovë

“Kryenegociatori nga Washingtoni për dialogun Serbi-Kosovë do të jetë Matthew Palmer.” Kështu raporton gazeta serbe “Danas” duke iu referuar burimeve burimeve të saj diplomatike në SHBA.

 

Edhe pse një gjë e tillë ende nuk është bërë zyrtare, gazeta “Danas” shkruan se zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Mattheë Palmer do të ketë një rol kryesor në dialogun e radhës mes dy vendeve.

 

Reklamë

“Danas”, po ashtu ka shkruar se gjatë vizitës së tij të fundit të Palmer, ai kishte deklaruar se SHBA nuk ka vija të kuqe për dialogun Kosovë-Serbi dhe se sipas tij, marrëveshja përfundimtare duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur.

 

“Ajo që ne duam të arrijmë është një normalizim i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo është një sfidë komplekse”, kishte thënë Palmer në muajin tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë