Tre dronë ukrainas u përpoqën të sulmonin termocentralin bërthamor të Rusisë në Kursk në qytetin e Kurchatov të enjten në mbrëmje.

Madje njëri prej tyre shpërtheu pranë një depoje të mbetjeve bërthamore.

Ky lajm u raportua nga kanali rus i lajmeve Telegram Shot.

Droni i parë u gjet i pashpërthyer rreth orës 20:20 pranë pikës së kontrollit të kompleksit administrativ të termocentralit. 

I dyti do të ishte zbuluar rreth orës 21:30 dhe ishte neutralizuar me sisteme të luftës elektronike. 

I treti më në fund do të kapej rreth orës 23:40, duke rënë pranë një depoje të mbetjeve bërthamore dhe duke shpërthyer./ Tgcom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *