Faqja e lajmeve pro-Kremlinit Readovka postoi njoftimin, të bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës, se 13,414 ushtarë rusë u vranë dhe 7,000 të tjerë jane zhdukër në Ukrainë: informacion që më vonë u fshi dhe u hoq nga interneti.

 

Kështu shkruan faqja opozitare bjelloruse Nexta.tv, e cila punon nga jashte vendit.

 

Rusia nuk e ka pranuar asnjehere zyrtarisht shifren e larte te viktimave nga ushtria e vet ne agresionin ukrainas.

 

Autoritetet zyrtare ne Moske shpesh kane deklaruar se numri i viktimava nga lufta ne Ukraine eshte 10-fish me i ulet ne raport me ate qe deklaron vete Ukraina.

 

Nje dite me pare Kievi zyrtar beri te ditur se jane te pakten 20 mije ushtaret ruse qe kane humbur jeten dhe qindra deri ne mijera mjetet  e renda tokesore dhe ajrore qe jane shkaterruar deri me tani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *