Subscribe

Përpjekja e Shqipërisë për çmontimin e kulturës së pandëshkueshmërise nuk i ka shpëtuar vëmendjes së mediave gjermane, e cila ka sulmuar ashpër ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla. “Është vetëm fillimi i kapjes së “peshqve të mëdhenj” që do të ndiqet se shpejti edhe nga raste të tjera, thuhet në shkrimin e medias shtetërore gjermane qe përmend ish-kreun e organit te hetimit. Më tej theksohet se hetimi ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, është një sinjal se për kulturën e pandëshkueshmërisë, të betonizuar në Shqipëri prej më shumë se dy dekadash, po fillon procesi i çmontimit.

 

Media gjermane ka bërë një listë të fakteve që e kanë bërë Llallën pjesë të listës së zezë, duke filluar me shit-blerje tokash, ullishtash, në sipërfaqe të mëdha por edhe  pasurisë të paluajtshme që ish-Prokurori i Përgjithshëm i blinte shumë lirë dhe pasi bëhej rivlerësimi i tyre, i shiste 20-30 herë më shtrenjtë.

 

Në artikull theksohet gjithashtu se dokumentet zyrtare flasin për transaksione financiare me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.

 

E ndërsa ngre pikëpyetje për faktin që i pari në listën e gjykatësve nuk e kaloi dot testin, media gjermane thekson se asi që ka në dorë Shqipëria 3 javë para publikimit të Progres Raportit 2017 është pikërisht progresi në reformën në Drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *