E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Media franceze lavde për Rita Orën

Këngëtarja që gjithnjë e më shumë na bën krenarë është Rita Ora. Artistja nuk është e njohur vetëm për zërin e saj por edhe për stilin e veçantë që ajo ka.

 

Së fundmi, për të është realizuar një artikull nga një media prestigjoze në Francë. Përveç talentit dhe arritjeve të saj, media NRJ flet dhe për vendlindjen e këngëtares, si dhe vlerësimin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Reklamë

“Rita Ora, një personalitet i njohur në Kosovë. Megjithëse ka kaluar vetëm disa muaj atje, Rita Ora është një nga personalitetet më të njohura në Kosovë. Me rastin e 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit, Rita Ora u ftua për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit. E lindur me emrin Rita Sahatçiu, artistja shqiptare ofroi një koncert falas në Prishtinë. Tashmë ambasadorja e Kosovës, Rita Ora, është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për promovimin e Kosovës në botë”.

 

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë e famshmja Rita ka qenë pjesëmarrëse në sfilatën e ‘Victoria’s Secret’, ku performanca e saj është pëlqyer shumë nga publiku.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë