Subscribe

“Medea”, tragjedia antike greke e vendosur thuajse në të gjithë teatrot e botës, e gjithnjë me një gjuhë universale, që i mbijetoi mijëra viteve, vjen nga kjo fundjavë edhe në Tiranë. Luiza Xhuvani, në rolin e Medeas, pranon se kjo sfidë ishte jo pak e vështirë. Në këtë rol, ka dhënë shumë edhe nga përvojat personale.

 

Përkthimi i veprës për skenën ka qenë jo pak i thjeshtë, e Zhusti aktor e ka ndihmuar jo pak përkthyesin.

 

Ashtu sikurse edhe tragjedia, koncepti regjisorial vjen nga Greqia.

 

“Është një vepër antike dhe unë i kam qëndruar besnik klasikes, asaj që është shkruar. Vështirësitë më të mëdha i kam hasur në komunikimin me aktorët, teknikët dhe gjithë stafin që po punon për këtë shfaqje. Sepse së pari është njohja, një proces jo shumë i thjeshtë. Vështirësi, jo sepse nuk kemi komunikim, por sepse flasim gjuhë të ndryshme. Asistent regjisori po më ndihmon shumë, por gjithsesi humb kohë. Është e vështirë ndonjëherë të kuptohemi me të njëjtën gjuhë, jo më kur flasim me përkthyes. Fatmirësisht, për këtë shfaqje janë bërë bashkë aktorët më të mirë që ka skena teatrale, e kjo e bën punën më të thjeshtë.”

 

Regjisori ka bërë bashkë tre breza aktorësh për “Medean”, Roza Anagnostin, e Viktor Zhustin, me Luiza Xhuvanin e Alfred Trebickën, që luajnë me më të mirët e trupës së të rinjve në teatrin Eksperimental.

 

“Medean” në shqip,  regjisori grek do ta përcjellë edhe në Athinë, pas rrugëtimit artistik në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *