Subscribe

Shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar me medaljen e “Flamurit Kombëtar”. Ka qenë Presidenti i Republikës Bujar Nishani që në konferencën “Shekulli i Kadaresë” e ka dekoruar shkrimtarin me një medalje të tillë. Në fjalën e tij, Presidenti e ka vlerësuar veprën e Kadaresë si një “univers lirie” dhe një hapësirë krijuese e pamasë jo vetëm për shqiptarët, por edhe për publikun e huaj.
Konferenca “Shekulli i Kadaresë” vjen në kuadër të aktiviteteve që ministria e kulturës ka ndërmarrë këtë vit për shkrimtarin e madh Ismail Kadare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *