E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Më tradhtonte, nuk pendohem”, vrau gruan në sy të fëmijëve, dëshmia kontradiktore e 40-vjeçarit: M’u errësuan sytë, nuk doja ta bëja

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës  Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij 36-vjeçare në Volos, para fëmijëve të tyre.

Gazetarët e pyetën “Pse e bëre?” dhe “A je penduar?”, por ai nuk foli, duke qëndruar kokulur dhe në heshtje.

Reklamë

Sipas mediave greke, në Gjykatë ai u takua me vajzën e tij 18-vjeçare, së cilës i tha: “M’u errësuan sytë, nuk doja ta bëja.”

Nakoleci akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”.

Reklamë

Me urdhër të Prokurorisë, do të hetohet shtrimi i autorit në spital psikiatrik në qershorin e kaluar, si dhe kushtet në të cilat ai u lirua pas trajtimit.

Ngjarja

Pas krimit, 40-vjeçari u zhduk për më shumë se 24 orë, për t’i shpëtuar arrestimit. Ai u gjet i fshehur në një zonë me barishte, rreth 200 metra larg shtëpisë, në një parking të vjetër.

Dëshmitarët thanë se gjatë arrestimit ai u tha policëve: “E vrava sepse më tradhtonte. Mirë ia bëra. Këtë meritonte. Nuk pendohem për asgjë.”

Në momentin e arrestimit ai kishte veshur rroba të tjera, ndryshe nga ato që kishte gjatë krimit, të cilat besohet se i kishte gjetur në kazanin e mbeturinave.

Sipas autoriteteve, mes çiftit nuk kishte pasur histori të mëparshme të dhunës në familje./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë