Gjykata ka vendosur të lërë në burg 63-vjeçarin Skënder Hoxha, i cili vrau dy ditë më parë gruan e tij për motive xhelozie.

 

Ka qenë vetë autori, ai që rrëfeu krimin makabër dhe motivin se përse e kishte bërë.

 

Sipas dosjes së prokurorisë, krimi ka ndodhur rreth orës 00:30 kur Antoneta ishte në gjumë.

 

Skënder Hoxha ka marrë sopatën jashtë shtëpisë dhe ka shkuar në dhomën e gjumit duke e goditur bashkëshorten 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës.  Më tej duke parë që bashkëshortja nuk po vdiste ai e ka qëlluar dhe nëjehrë tjetër mbrapa koke, duke I dhënë kështu dhe goditjen fatale.

 

“Kohët e fundit, Skënder Hoxha, ka dyshuar se gruaja e tij kishte lidhje jashtë martesore me shtetasin S.H. Më datë 30 prill, ora 00:30, kur Antoneta ishte në gjumë, ai ka marrë sopatën që kishte jashtë shtëpisë tek drutë, ka shkuar në dhomën e gjumit ku po flinte Antoneta, dhe e ka goditur 2 herë në anën e majtë të kokës, sipër veshit, me myqën e sopatës. Ai ka parë që me dy goditjet e para, Antoneta nuk po vdiste dhe po i dilte gjak nga goja dhe veshi e po përpëlitej në krevat. Në këtë kohë e ka goditur edhe njëherë tjetër me myqën e sopatën mbrapa kokës. Pasi ka konstatuar se ajo ka vdekur, ka fshehur sopatën me të cilën e vrau tek një kazan me ujë, jashtë shtëpisë tek çezma.-thuhet në raport.

 

Në raportin e prokurorisë, thuhet gjithashtu se autori kishte dyshime se bashkëshortja e tradhëtonte me komshiun. Por një gjë e tillë është mohur nga komshiu I cili në dëshminë e dhënë ka deklaruar se ka pasur vetëm marrëdhënie fqinjësore me familjen e Skënder Hoxhës.

 

“S.H., është pyetur si person që tregon rrethanat e hetimit. S.H sqaroi se nuk ka patur asnjë lloj marrëdhënie intime me shtetasen Antoneta Hoxha. Me familjen e shtetasit Skënder Hoxha dhe me bashkëshorten e tij, Antonetën ka patur thjesht marrëdhënie familjare, hyrje dalje te njëri-tjetri për shkak se janë bashkëfshatar. Sot, më 30 prill, rreth orës 06:00, ka qenë në gjumë dhe në këtë kohë ka dëgjuar të bërtitura grash që vinin nga shtëpia e Skënder Hoxhës. Është ngritur dhe ka shkuar tek shtëpia e Skënderit, ku ka mësuar se Antoneta, bashkëshortja e Skënderit kishte vdekur. Më pas, aty ka mësuar se Skënderi e kishte vrarë me sopatë.”-thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *