Gjumi i mirë është gjithmonë i lidhur me shëndetin e lëkurës. Mënyra se si flemë ka ndikim të drejtpërdrejtë tek lëkura dhe nëse nuk gjejmë pozicionin e duhur mund të kemi probleme me aknet apo rrudhat.

 

Nëse flini me shpinë problemet me lëkurën nuk do të jenë të shumta. Megjithatë ka disa persona që pëlqejnë më së shumti të flenë më stomak ose në një anë. Kjo bën që fytyra të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, që mund të përmbajë shumë baktere.

 

Zgjidhja më e mirë është të pastroni herë pas here jastëkët tuaj. Gjithashtu nëse flini me stomak do të keni probleme me aknet, me rrudhat poshtë syve. Kjo vjen për shkak të presionit që ushtrohet në lëkurën e fytyrës gjatë kohës që flini.

 

Fjetja me shpinë është pozicioni ideal i gjumit. Nuk do të ushtohet shumë presion në lëkurë dhe kështu fytyra juaj do të duket më e freskët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *