Subscribe

Në 6 orë seancë gjyqësore për masën e sigurisë, i dënuari me burg përjetë Sokol Mjacaj qëndroi i palëkundur dhe i ftohtë në versionin e tij se e vrau të burgosurin Arben Lleshi, pas një konflikti mes tyre.

Por tjetër gjë zbulohet në dosjen e prokurorisë së Elbasanit.

Indrit Shaqja, shok qelie me viktimën, dëshmon se vrasja e Lleshit ishte e paralajmëruar. Gjatë qëndrimit në burg kishin ardhur dy letra ku ofroheshin 200 mijë euro për të helmuar Arben Lleshin.

“Dy herë në sportelin e derës së dhomës janë gjetur  dy letra të shkrujtura me shkrim dore, njëra rreth katër vjet më parë dhe tjetra rreth një viti e gjysëm më pare, me të njëjtën përmbajtje, se do të paguajmë 200 mijë euro, do të sigurojmë edhe helmin që ti ta kryesh vdekjen e atij Arben Lleshit. Nëse je dakort, në të dyja rastet na kthe përgjigje me letër”, deklaroi Indrit Shaqja.

Jo vetëm kaq: në dëshmi thuhet se Arben Lleshi kishte marrë edhe një letër anonime ku paralajmërohej se për kokën e tij ishin paguar 200 mijë euro. Dhe  këtë e dinte I gjithë burgu.

Por çfarë e përshpejtoi ekzekutimin tronditës në burg, në 15 dhjetor?

Këtë e zbulon dëshmia e policit Ilir Balla. ai thotë se Sokol Mjacajn e kishte thirrur në katin e dytë I dënuari Ilir Çeklezi, I cili I kishte thënë se I kishte dalë emir për tu future në regjimin 41 bis. Menjëherë pas kësaj, Mjacaj kërkoi të dilte në ajrim për të vrealizuar vrasjen nga dritarja e qelisë, duke përdorur Indrit Shaqjan për të thirrur Arben Lleshin.

“Sokoli më tha do zbres të marr një kafe te makineta e cila ndodhet në fushën e ajrimit dhe gjatë rrugës ndaloi në dritaren e dhomës së të dënuarve Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqja e cila ndodhet përballë ambienteve të ajrimit dhe i thirri Indritit duke i trokitur në xham, mënjëherë pas këtij momenti kam dëgjuar 3 krisma arme”, tha polici, Ilir Balla.

Vrasja kapi në besasi policët, të cilët u kërcënuan  nga Mjacaj, duke iu vënë pistoletën në kokë.

Efektivi Ilir Balla dëshmon: “Vura re shtetasin Sokol Mjaca me armë në dorë i cili, pasi tentova ta neutralizoj, më drejtoi pistoletën në gjoks dukë më thënë: mos u afro se po lëvize edhe një hap, do të vras, nuk kam punë me ty”

Prokuroria disponon edhe të tjera prova që përforcojnë dyshimet se Mjacaj, i lënë në burg nga gjykata, është paguar  për të eliminuar Arben Lleshin, për hakmarrje./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *