Subscribe

Më të mirët e gazetarisë investigative, do të mund të shpërblehen për punën e tyre. Artikuj apo kronika që lidhen me abuzimin e pushtetit, korrupsionin, krimin e organizuar apo edhe shkelje e të drejtave të të njeriut, të botuara apo publikuara gjatë vitit 2015, janë kryefjala e thirrjes së institutit të medias. Përpos punës së vlerësuar nga një juri profesionistësh, edhe vlerësimi monetar nuk është i vogël. Çmimet që do të jepen për tre propozimet më të mira variojnë nga 3000 dhe 5000 euro për secilin gazetar apo bashkëpunim gazetarësh. Ashtu sikurse edhe vitin e shkuar, ku u vlerësuan tre shkrime dhe katër gazetarë për punën e kryer, edhe këtë vit, aplikimet që do të pranohen deri më datë 4 prill do të shpallin 3 investigimet më të mira të vitit 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *