Subscribe

Kanë mbërritur në Tiranë 20 artistët më të mirë të akuarelit në botë. Mëngjesin e parë të kësaj jave, kanë shfrytëzuar pamjen e Tiranës në gri për të realizuar veprat që do të mbeten në Shqipëri. Kjo është vetëm dita e parë e një festivali që do të rrugëtojë në disa vende të Shqipërisë, për t’u njohur jo vetëm me Tiranën e Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit, që solli në kryeqytet 154 artistë nga e gjithë bota, por edhe me një lloj peizazhi ndryshe, më të qetë.

Atanur Dogan:

Është hera e dytë që vijmë në Tiranë, pas Bienales Ndërkombëtare që na njohu për herë të parë me këtë vend të mrekullueshëm dhe me njerëz mjaft mikpritës. Artistët më të mirë të akuarelit dëshironin shumë të ktheheshin në këtë vend për të zbuluar natyrën tjetër përtej kryeqytetit. Në vizitën e parë, dëgjuam shumë për këtë vend dhe në Festivalin e Pranverës vendosëm që artistët më të mirë t’i sillnim edhe një herë në Shqipëri, por në një udhëtim ndryshe. Këtu në kryeqytet kam gjetur shprehi, rrudha dhe emocione nga më të ndryshmet. Kur të dalim jashtë Tiranës, me siguri do të jem emocionalisht edhe më i përfshirë, sepse zonat rurale ofrojnë gjithnjë më shumë shprehi të sinqerta.

Helidon Haliti si mikpritës ka zgjedhur që ndalesa e dytë për këta artistë, por edhe për vetë atë, të jetë Shkodra. Të gjitha veprat që do të realizohen gjatë këtij rrugëtimi pranveror të akuarelit do t’i mbeten Shqipërisë, në mënyrë që edhe VizArt të ketë një fond të pikturës në akuarel, njëlloj si të gjitha vendet që tanimë i kanë traditë bienalet dhe festivalet e këtij lloji.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *