Subscribe

Kreu i bashkisë Erion Veliaj mori pjesë në takimin e tretë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Maqedoni, që si qëllim ka ndërmarrjen e nismave për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimit të ajrit. Ne takim ishin drejtuesit e Prishtinës, Preshevës, Tetovës, Ulqinit, Gostivarit, Prizrenit dhe të Fierit.

 

Veliaj e vlerësoi takimin shumë të rëndësishëm për shkëmbimin e eksperiencave mes qyteteve.

 

Erion Veliaj: “Është një platformë për të shkëmbyer ide dhe energji, e cila thjeshtohet nga fakti se flasim të njëjtën gjuhë, por nuk është ky motivi kryesor. Nëse korsitë e biçikletave po funksionojnë në Tiranë, pse të mos funksionojnë edhe në Tetovë? Nëse ditët pa makina po funksionojnë në Prishtinë, ndoshta funksionojnë edhe në Tuz. Për ta larguar këtë takim nga legjendat urbane sikur po ndodhin çudira historike, në fakt historia e vërtetë që duhet të ndryshojmë është ajo që ndodh në qytetet tona”.

 

Veliaj prezantoi disa nga nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës ne funksion te ruajtjes se mjedisit dhe uljes se nivelit te ndotjes.

 

Erion Veliaj: “Në Tiranë kemi filluar një projekt ambicioz për të mbjellë 2 milionë pemë. E pamundur t’i bësh të gjitha njëherësh, ndaj kemi thënë të mbjellim nga 100-150 mijë në vit deri në 2030. Nëse secili fëmijë e mbjell diçka për ditëlindje, fare mirë mund të bëhet në Tetovë dhe në qytete të tjera. Ambicia jonë është që nën suazën e integrimit dhe të Bashkimit Europian, ndoshta ka ardhur koha për t’u integruar mes veti njëherë, pastaj për t’u integruar me të tjerët”

 

Ne takim u vendos ngritja e sekretariatit te bashkive shqiptare me seli në Tiranë për të rritur ndërveprimin dhe për t’i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve mes qyteteve shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *