E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit në vend

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë më të shumtë qytetarët e shëruar nga koronavirusi sesa ata të infektuarit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se këtë të hënë u regjistrua një rënie e lehtë e të infektuarve me COVID-19.

 

Sipas njoftimit, nga 2.698 testime të kryera, rezultuan pozitivë 775 qytetarë, raporton “Vizion Plus”. Ndërsa betejën me sëmundjen e humbën 12 pacientë, gjashtë nga Tirana dhe nga një nga Shkodra, Elbasani, Lushnja, Mati, Vlora e Fieri.

 

Qytetarët që humbën jetën ishin të moshave 50-76 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë. Numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor po vjen në rritje. Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë