Subscribe

Ndërsa vijon regjistrimi online i nxënësve në E-Albania, Erion Veliaj ka bërë të ditur se më 11 shtator në Tiranë do të hapin dyert 10 shkolla të reja.

 

Kryetari i bashkisë i është drejtuar prindërve me thirrjen që të bëjnë regjistrimin në institucionin më të afërt dhe që përputhet me adresën e banimit.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE, TIRANE

“Koha që ti futesh mik dhe merr një adresë fiktive për të regjistruar fëmijët në një shkollë, që legjenda urbane thotë se është më e mira, nuk ekziston më. Shkollat që kanë qenë më të mira në vitet ’80 e ’90, janë po aq të mira sa edhe shkollat e reja që sapo kemi hapur.”

 

Kryebashkiaku Veliaj, përsëriti edhe njëherë premtimin për zonën e mbingarkuar të Astirit dhe “Liqenit të Thatë”ku pavarësisht numrit të madh të banorëve, nuk ka ende asnjë shkollë.

 

“E di që ka pasur një fluks të jashtëzakonshëm në çerdhe e kopshte, ndaj po bëjmë maksimumin të akomodojmë të gjitha kërkesat, sigurisht duke respektuar rregullin që kemi vënë. U kërkoj të gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me njësitë administrative.”

 

Në këtë vit të ri shkollor, sipas një udhëzimi të ministrisë së arsimit, numri i nxënësve për klasë do të ulet nga 35 në 30, për të gjithë arsimin parauniversitar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *