Subscribe

Asnjë shkollë nuk do të digjet për të ndërtuar pallate në Tiranë. Ketë mesazh ka dhëne kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjate inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e plotë të liceut “Jordan Misja”. Ai tha se për shkollat “Jordan Misja” dhe “Kosova” janë marrë dy vendime të rëndësishme.

“Megjithatë, kjo shkollë, e cila ka mbetur në këtë situatë, na bën të gjithëve me turp. Madje, ajo jo vetëm që nuk i ka kapacitetet e nevojshme, por i duhet të mbajë edhe kapacitetin e shkollës ‘Kosova’, e cila u dogj me synimin për t’u bërë pallat”, për të dhënë një leksion shumë të rëndësishëm, që askush në qytetin tonë nuk duhet të guxojë të djegë një shkollë, për të bërë pallat. Kjo do të thotë se nga sot, me kompensimin që u bëjmë pronarëve, japim edhe një leksion të rëndësishëm që në qytet vlerësojmë më shumë shkollat se sa pallatet”,

Veliaj u shpreh se pavarësisht klimës se mbingarkuar, ku të gjithë kërkojnë të hapin debat politik për gjithçka, Bashkia e Tiranës është e qartë ne prioritetet e saj.

“Ne do të ndërtojmë çerdhet, kopshtet, shkollat dhe këndet e lojërave për fëmijë. Është e vetmja mënyrë se si ndërrojmë fokusin nga zgjedhjet e ardhshme te fokusi për gjeneratën e ardhshme. Unë nuk jam këtu që të zgjidhem herën tjetër, unë jam këtu që gjenerata e ardhshme të thotë që gjatë kësaj administrate morëm vendime të rëndësishme për fëmijët dhe jo për partitë”, përfundoi Veliaj. Liceu artistik “Jordan Misja” është ndërtuar në vitin 1947. Aktualisht ne ketë institucion mësojnë mbi 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *