Sipas OKB- së, më shumë se 4.000 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, megjithëse numri i saktë është ndoshta shumë më i lartë.

 

Gjithsej 4.031 njerëz u vranë, duke përfshirë gati 200 fëmijë, sipas OHCHR (Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut), e cila ka dhjetëra vëzhgues në vend.

 

Shumica u vranë gjatë bombardimeve ose sulmeve nga ajri.

 

OHCR nuk ka përmendur se kush ishte përgjegjës për vdekjet e civilëve. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në konflikt.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur me aktivistët indonezianë, më 27 maj, tha se rreth 12 milionë njerëz ishin zhvendosur për shkak të luftës në Ukrainë dhe se rreth 5.5 milionë ishin larguar nga vendi.

 

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës fqinje më 24 shkurt. REL/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *