E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Më shumë se 100 emigrantë kanë vdekur në Libi

Mbi 100 emigrantë, duke përfshirë të paktën 20 fëmijë kanë vdekur pas përmbytjes së dy anijeve në bregdetin e Libisë gjatë këtij muaji.

 

Ndërkohë në total prej 276 personave, disa prej tyre të mbijetuar të këtyre përmbytjeve, janë kthyer sërish tek autoritetet e Libisë më 2 shtator, ka thënë Organizata Mjekët pa Kufij bazuar në disa intervista.

 

Reklamë

Organizata ka thënë më 10 shtator se grupi është duke u mbajtur në “ndalim arbitrar”. Sipas informacioneve, pjesëtarët e së njëjtës kanë trajtuar të mbijetuar, në mesin e të cilëve ka pasur, gra, fëmijë dhe foshnje.

 

Disa nga ta janë trajtuar nga djegiet e karburantit dhe disa të tjerë nga pneumonia për shkak të qëndrimit të gjatë në ujë. Bazuar në të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, më shumë se 1,500 migrantë kanë vdekur derisa kanë tentuar të kalojnë Detin Mesdhe, deri në këtë periudhë të vitit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë