Politikë
Më shumë pacientë të shëruar sesa raste të reja me COVID sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 3 viktima dhe 103 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 912 teste të kryera.
Pacientët që kanë ndërruar jetë ishin nga Shkupi, Velesi dhe Makedonski Brodi, të moshës 69, 35 dhe 77 vjeçe.
Reklamë
Po ashtu, këtë të hënë janë shërnyar edhe 187 qytetarë të tjerë, të cilët ishin të prekur me COVID.
Që prej fillmit të pandemisë, janë diagnostikuar me COVID 12.840 persona dhe 547 viktima.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




