Subscribe

 

Familjet e pastreha kanë një shans më shumë për t’u përfshirë në skemë e përfitimit të banesave sociale. Ligji i ri i hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban ka si qëllim ti vijë në ndihmë edhe atyre familjeve që jo vetëm kanë fituar statusin si të pastrehë, por nuk kanë asnjë mundësi financimi. Ky është edhe kontingjenti më vunerabël i shoqërisë, i cili pritet të përfitojë nga ligji i ri.

 

Një tjetër risi që sjell ligji është edhe ndalimi i dëbimit nga banesa të këtij kontingjenti. Deri më tani kemi qenë dëshmitarë që familje të pastreha janë dëbuar nga shtëpitë, për arsye nga më të ndryshimet.

 

Gjatë vitit 2016, kanë përfituar nga programet e strehimit 193 familje të pastreha, kryesisht rom dhe egjiptian. Në të gjithë vendin janë 35 mijë familje që kanë nevojë për strehim. Por rehabilitimi i tyre mbetet një sfidë edhe i Buxhetit të Shteti, pasi kërkon fonde të konsiderueshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *