Subscribe

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkon më shumë vëmendje nga Bashkimi Europian për të përballur krizën e refugjatëve. Në Konferencën e Kryeparlamentarëve të BE që po mbahet në Luksemburg, Meta theksoi nevojën për zgjidhje konkrete të qëndrueshme për këtë krizë të paprecedentë.

“Nëse BE-ja ia lë flukset migratore një sërë vendeve individuale, do të krijojë kushtet e nevojshme për pasoja të mundshme destabilizimi dhe do të nxisë rrjetet e trafikut që lulëzojnë në mjedise të pasigurta. Pasiguria, paqëndrueshmëria dhe mospajtimi në qasjen tonë krijojnë çorientim për migrantët dhe pasiguri për shoqëritë tona. Ndërkohë ne duhet të sigurohemi se qytetarët europianë kanë besim në kapacitetet tona të përbashkëta europiane të menaxhimit të krizës, në vend që të vendosin për të mbështetur masivisht alternativat politike të nacionalizmit ekstrem dhe ksenofobisë, siç sot po dëshmohet në një sërë vendesh të BE-së.”

Meta bëri me dije se Shqipëria është e gatshme të përballojë çdo situatë, me ndihmën e partnerëve europiane.

 “Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnerëve tanë evropianë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”

Në konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ndërkohë që Shqipëria ftohet për herë të dytë të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm si vend kandidat për në BE.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *