Vendi
Me shpejtësi tej normave të lejuara, shoferi humb kontrollin e mjetit në aksin Pogradec-Tushemisht, shkatërrohet makina

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Pogradec-Tushemisht.
Shoferi, i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm, dyshohet se nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke mbetur i plagosur.
Reklamë

Burime pranë spitalit të Pogradecit bëjnë të ditur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklamë
Sipas policisë aksidenti mund të ketë ndodhur edhe për shkak të përgjumjes në momentin e aksidentit.


/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë



