E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Me qirinj në duar, banorët në Shkodër protestojnë për vrasjen e 25-vjeçarit

Disa qytetarë në Shkodër dolën mbrëmjen e kësaj të marte në qendër të qytetit me qirinj në dua,  në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i Reneas.

 

25-vjeçari u vra nga polica gjatë mesnatës pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Ai u qëllua me dy plumba nga një efektiv, vetëm pak metra larg banesës. Njëri nga plumbat e kapi në shpatull e tjetri në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas bluve të kryeqytetit, i riu, i cili kishte dalë jashtë fashës orare të lejuar, u largua me shpejtësi sapo konstatoi patrullën e policisë.

Reklamë

Familjarët e 25-vjeçarit mohojnë kategorikisht deklaratën e policisë se Klodian Rasha ka qenë i armatosur. Sipas xhaxhait, Klodiani më herët është kuruar dhe nga probleme të shëndetit mendor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë