E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Me qese në kokë dhe pranga në duar/ Përkthyesja gjendet e pajetë në shtëpinë e saj

Një përkthyese nga Ukraina është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Turqi. Koka e saj ishte e mbuluar me një qese plastike, ndërsa duart i kishte të prangosura.

30-vjeçarja Kristina Novitskaya nuk kishte shenja dhunë në trupin e saj.

Reklamë

Ndërkohë, policia lokale dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje. Mirpëo, miqtë e 30-vjeçares shprehen se Kristina nuk do të merrte kurrë këtë vendim dhe se shfaqej gjithmonë e lumtur.

Ndër të tjera, ata thanë se nuk fliste shumë për jetën e saj private në Turqi. Përveç pëkthimit, ajo punonte edhe si instruktore kërcimi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë