Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit kanë finalizuar me sukses operacionin “Agimi”, nga ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas.

 

Shtetasit e arrestuar janë Riza Xhemal Gjoroveni, 28 vjeç, banues në fshatin Qereshnik, Berat, Fatos Faredin Ballanga, 27 vjeç, banues po në fshatin Qereshnik si dhe Mehmet Xhevit Toska, 44 vjeç, banues në fshatin Balibardhë, Berat.

 

Arrestimi  i shtetasve të mësipërm u bë për arsye se, sipas policisë janë kapur duke kultivuar bimë narkotikë në fshatin Meçkë, Komuna Lumas Kuçovë, si dhe me armë zjarri pa leje.

 

Në cilësinë e provës materiale janë kapur dhe sekuestruar nga policia: një çadër për banim, e cila shërbente për fjetje, bimë narkotike të thara ne peshe 900 gramë, një peshore  elektronike si dhe 860 bimë narkotike të kultivuara të përmasave ngas 40 -70 cm, një automatik model 56, një pushkë model 54 , një krëher dhe 150 fishekë.

 

Nga ana e policisë po punohet gjithashtu për zbardhjen, dokumentimin dhe vënien para drejtësisë të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë rast.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *