E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Me protezë në këmbë por konkuron në Miss Italia!

 

Sigurisht, që konkurron për të fituar, por mbi të gjitha Chiara Bordi do të japë një mesazh.

Reklamë

 

 

Studentja 18 vjeçare e cila studion në vitin e fundit të gjimnazit dhe ndërkohë punon me kohë të pjesshme si banakiere, është në garë për kupën e ‘Miss Italia’ me një protezë në këmbën e majtë.

 

 

Në 2013-n, ajo pësoi një aksident me motorr, nga ku humbi edhe gjysmën e këmbës, nga gjuri e poshtë.

Tani ajo punon si modele dhe shprehet: “Konkurimi im është një mesazh për të rinjtë që të dinë të mbrojnë jetën e tyre”.

 

 

“Miss Italia ofron mundësinë të transmetoj kurajon tek një publik më i gjerë për të ndarë bashkë me ta një eksperiencë personale, e cila tregon se mund të jetosh edhe me paaftësi në mënyrë normale; duke u marrë me sport, të jetosh një histori dashurie dhe pse jo, të marrësh pjesë edhe në një konkurs bukurie.”

 

 

Chiara është e fejuar me 26 vjeçarin Lorenzo Costantini, i cili ka humbur gjithashtu një këmbë, në një aksident në punë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë