Subscribe

Dalin në dritë të tjera detaje mbi atentatin e kësaj të enjte në Mamurras ku mbeti I plagosur rëndë Myslim Lika.

65 vjeçari ështe plagosur prane një njësie tregtare në qender të qytetit.

Ai sapo kishte perfunduar ceremonine e vdekjes së motrës së tij 59 vjecare e cila dy dite me pare ka vrare veten me arme gjahu.

Myslim Lika u qëllua me një plumb në zemer dhe dy në krah, sipas mjekëve me Mamurras.

Ende nuk ka asnjë të dhënë mbi autorët.

Djali I tij Ilir Lika ( Arjan Xhepa) akuzohet për vrasjen e 2 biznesmeneve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika në 30 maj 2020 në një restorant në fshatin Gjormë të Kurbinit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *