Subscribe

47 vrasje me 54 viktima, ishte ky bilanci i krimeve të rënda përgjatë 12 muajve që lameë pas. Viti 2022 nisi me vrasjen e Erion Çelës i cili u ekzektua në mënyrë mafioze më 4 janar dhe u mbyll po ashtu me atentatin mafioz ndaj Edmond Papës më 16 dhjetor.

 

Edhe pse kishte një ulje të vrasjeve krahasuar me vitin e kaluar, për ekspertët ky vit shënoi ngjarje nga më brutalet.

 

FATJON SOFTA

 

EKSPERT I SIGURISE

 

Krimet e 2022 janë më brutale dhe ndjeshmëria dhe përceptimi i publikut është shumë herë më i lartë. Duket se ky vit ishte një nga vitet më të llahtarshëm për sa i përket krimit dhe kriminalitetit.

 

Për vitin 2022 u shënua 13 ekzekutime mafioze, ku vetëm 3 prej tyre u zbardhën nga policia. Sofistikimi i krimit duket se ka vështirësuar punën e uniformave blu.

 

Duket si një strukturë paralele me policinë e shtetit e cila i bën asaj konkurencë. Ata kanë armë, teknologji, kanë financa të mëdha, të cilat gjunjëzojnë jo pak, por shumë njerëz që kanë peshë dhe pushtet. Prandaj ata nuk zbulohen dhe nuk kanë për tu zbuluar.

 

Një tjetër problem serioz, sipas ekspertëve, është inkriminimi i rradhëve të policisë dhe dekospirimet që vetë blutë bëjnë tek grupet kriminale.

 

Informacionet kanë ardhur nga vetë strukturat e policisë. Strukturat e policisë kanë bërë njoftimin, shpesh herë edhe kur ka patur rrethim. Është shmangur sepse janë njoftuar. Pra ka patur dekonspirim. Në rradhët e policisë ka dekonpirim sepse ka persona të përfshirë, pra që janë bashkë me krimin dhe kriminelët. Është një lloj inkriminimi tek forcat e policisë, por edhe tek organet e drejtësisë që i kanë trimëruar këta njerëz të cilët dalin dhe bëjnë atentate të tilla.

 

Vitin që lamë pas ndodhën disa vrasje tronditëse, si masakra e Fushë Krujës me tre viktima, ekzekutimi me tritol i Aleksandër Sadikajt në Tiranë,  por ngjarja që solli indinjatën në masë te qytetarëve ishte vrasja e Jonadës në plazhin e Potamit, e cila u përplas për vdekje me skaf nga ish-efektivi Arjan Tase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *