Subscribe

Ulet numri i të identifikuarve me koronavirus në orët e fundit. Testimit i janë nënshtruar 175 persona, nga të cilët 16 prej tyre janë mbartës të virusit. Numri më i madh i rasteve të reja vazhdon prej disa ditësh të rritet ndjeshëm në qytetin e Shkodrës. Sot numri u rrit me gjashtë, duke e shndërruar qytetin verior një vatër të nxehtë, të dytën pas Tiranës me 44 të infektuar.

 

 

Në të dyja spitalet, te Infektivi i Tiranës dhe Shefqet Ndroqi, në total numri i pacientëve në terapi intensive është 11.

 

 

Të shëruarit në pesë javë të pandemisë në vendin tonë arrijnë në 116.

 

 

16 të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë që kryeson pacientët me koronavirus, 144, më pas në Shkodër, Durrës, Fier, Has dhe Berat.

 

 

Për autoritetet shëndetësore është tejet e rëndësishme që masat e per parandalimin e përhapjes së infeksionit të respektohen edhe brenda rretheve familjare apo komshinjve, duke shmangur çdolloj vizite.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *