Subscribe

Në mesin e sezonit të verës duket se klima politike ka ndikuar negativisht në zhvillimin e turizmit.

 

Drejtues të shoqatës se këtij sektori në Durrës, shpjegojnë se këtë vit ka një numër më të ulët të pushuesve. Shumë prej prenotimeve të bëra muaj më parë janë anuluar.

 

Eduard Xhepa: Muaji që mban rekordin e pushuesve në Shqipëri është gushti. Ndonëse të gjithë operatorët janë angazhuar për të ofruar paketa turistike të mira, kanë një numër të ulët prenotimesh krahasuar me vite me pare.

 

Aktualisht ka vetëm organizime në grupe të vogla turistësh që vizitojnë bregdetin me varka ose kroçera.

 

Në Durrës dhe jo vetëm, për të gjithë operatorët synimi kryesor mbetet zgjatja e sezonit veror, duke filluar në muajin maj dhe të mbyllet në tetor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *