Subscribe

Në vend të shkollës ata zgjodhën krimin. Kështu ka ndodhur me disa te mitur ne konflikt me ligjin, fenomen qe mbetet ende shume shqetësues

 


“Ndodhemi në Institutin e te Miturve, Kavajë. Aktualisht ky institucion po mban 4 të dënuar e 12 të tjerë po presin të gjykohen.”

 

 

Ndonëse ka patur një ulje të lehtë të numrit krahasuar me vitin 2021, të dhënat tregojnë se fëmijët po shfrytëzohen nga grupet kriminale, një strategji për t’i shpëtuar drejtësisë.

 


MARINELA ALIA
DREJTUESE E INSTITUTIT TË TË MITURVE, KAVAJË

Instituti i të miturve Kavajë, aktualisht ka 16 të mitur, prej tyre 4 janë të dënuar dhe 12 janë në proces gjyqësor, në paraburgim. Mendoj që përfshirja në trafikimin-tregtimin e lëndëve narkotike, por edhe kanosja-plagosja kanë qenë vepra më të dukshme në raport me numrin e të miturve, të cilët ndodhen këtu. Mendoj që patjetër një pjesë e të miturve janë viktimë e këtyre rrjeteve të organizuara.

 

 

Rastet më të shpeshta të fëmijëve të mitur në konflikt me ligjin dhe shfrytëzimin e tyre lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

 

 


KLAUDIA HASANLLARI
KRIMINOLOGE, DREJTUESE E QPKMR


Kur flasim trafikimin e lëndëve narkotike, patjetër që ka raste që të miturit përdoren nga grupe kriminale, banda apo qoftë edhe shokë të tyre që janë pak më të rritur në moshë që përdorin të mitur më të vegjël.

 

 

Por rehabilitimi i të miturve mbetet një sfidë më vete. Brenda institutit u ofrohet një gamë e gjerë aktivitetesh . I tillë është edhe rasti i Florian Përvathit nga fshati Manati i Lezhës. 17-vjeçari tronditi opinionin publik, pasi qëlloi për vdekje me armë gjahu me 6 plumba bashkëfshatarin e tij, Lek Lekgjonaj për gjakmarrje për vrasjen e të atit të tij në 2009, krim që ishte kryer nga vëllai i viktimës. Drejtorja e institutit, Marinela Alla thotë se adoleshenti është penduar.

 

 


MARINELA ALIA
DREJTORESHA E INSTITUTIT, KAVAJË


Mendoj që po. Rasti është specifik për nga vetë natyra, nga vetë ndjeshmëria që tronditi publikun dhe më gjerë, unë mendoj që ai djalë është viktimë e shoqërisë, e rrethanave dhe sot ai djalë është duke u rehabilituar më së miri në këtë insitucion. Dakordësojmë në diçka që ndoshta nuk funksionon në të gjitha hallkat sociale aty jashtë që do kishte parandaluar krimin.

 

 

I dënuar me 8 vjet heqje lirie, Përvathi ka shpalosur talentin e tij në pikturë.

 

 

 


MARINELA ALIA
DREJTORESHA E INSTITUTIT, KAVAJË

 


Mund të shprehem për gjithë qëndrimin e tij në institucion për të bërë më të mirën e mundshme nga vetja e tij, duke eksploruar veten e tij në ato aftësi që e karakterizojnë, siç është edhe piktura, duke nxjerrë edhe një pjesë të së brendshmes së tij, duke e reflektuar në art. Me secilin prej tyre punohet në mënyrë individuale.

 

 

Parandalimi i hyrjes së të miturve në rrugën e krimit është i vështirë, por jo i pamundur.

 

 

 


KLAUDIA HASANLLARI
KRIMINOLOGE, DREJTUESE E QPKMR

 

Kodi vjen me një frymë të re duke kaluar nga drejtësia ndëshkuese apo te sanksioni si parësor, në një drejtësi restauruese. Së fundmi, kemi prodhuar një manual në bashkëpunim me komunitetin shqiptar të Helsinkit për edukimin ligjor nëpër shkolla ku në të gjitha gjimnazet të miturit të njihen me të drejtat e tyre dhe detyrat e tyre me pasojat që sjell vepra penale dhe gjendjen e kriminalitetit të moshatarëve të tyre.

 

 

Përgjatë vitit 2022 numri i krimeve të kryera nga miturit ka qenë 1470. Vepra më e shpeshtë që vihet re në të dhënat e siguruara nga Vizion Plus është vjedhja, e ndjekur nga prodhimi e shitja e narkotikëve. Ndërkohë ne vitin paraardhës numri total i fëmijëve të përfshirë në veprimtari kriminale ishte 1600.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *