Subscribe

2016 duket se nuk ka qenë një vit dhe aq i mbarë përsa i përket vendimit të shqiptarëve, për të hapur biznese të reja. Të dhënat nga Qendra Kombëtare e Biznesit flasin për një shifër, e cila për vitin që lamë pas arrin në 19.090 biznese fillestare. Kjo shifër, nuk mund të krahasohet me vitin 2015, pasi ai vit shënoi një bum në regjistrimesh, për shkak edhe të aksionit antiinformalitet.

 

Por nëse këtë shifër do ta zhveshim edhe nga çregjistrimet, atëherë të dhënat flasim për një stanjacion të këtij procesi krahasuar me vitin 2014. Duke ju referuar shifrave, numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin, arrin në rreth 5800 të tilla. Bizneset që hapen dhe mbyllen janë kryesisht aktivitete të vogla familjare, që përfshihen në kategorinë e shërbimeve.

 

Ndërkohë, qeveria thotë se po thjeshton më tej procedurat për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit tashmë ka një sportel të veçantë vetëm për çregjistrimin e aktivitetit, me qëllim shmangien e sorollatjes së individëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *