Rritja e çmimit të karburantit është reflektuar edhe në sektorin e transportit publik në Elbasan. Drejtuesit e linjave ndërqytetëse pohojnë se, edhe pse dalin me humbje, aktualisht nuk e kanë rritur çmimin e biletës, por nga ana tjetër kanë përgjysmuar flotën e mjeteve në qarkullim.
Ata thonë se janë në pritje të stabilizimit të situatës në tregjet ndërkombëtare dhe të masave të tjera që mund të marrë qeveria për të zbutur krizën.
Të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore dhe frikës se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me biletat e udhëtimit, qytetarët kërkojnë mbështetje nga autoritetet. Veçanërisht pensionistët thonë se ndihen të pambrojtur.
Qytetarët i frikësohen faktit se kjo valë shtrenjtimi nuk do të ulet as kur lufta të përfundojë.
/vizionplus.tv





