Subscribe

Në 3 javët e para të qershorit 12 persona humbën jetën nga aksidentet, por sipas statistikave të policisë, numri është më i ulët se një vit më parë ndonëse sezoni turistik sjell rritje të ngjarjeve rrugore me pasoja të rënda.

 

Aksidenti me i fundit u regjistrua në Lezhë ku një 62 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një makinë. Pashke Pjolla kishte takuar djalin në burgun e Shenkollit e po kthehej në shtëpi në këmbë ku u përplas nga një makinë në aksin Lezhë-Milot. Drejtuesi 52 vjeçar Lazer Gjeka lëvizte tej normave të shpejtësisë ku i mori jetën 62 vjeçares.

 

Sipas analizës 6 mujore të policisë, shkaqet më të shpeshta të aksidenteve janë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por edhe nga këmbësoret. Kryesore mbetet humbja e vëmendjes per shkak te telefonit ku 10 mijë shoferë janë gjobitur ndonëse masat administrative për këtë shkelje janë ende të ulëta. Në një kohë që gjoba per telefonin shkon ne 1 mije leke dhe ajo për mosvendosje të rripit të sigurimit në 15 mijë lekë policia vëren se ka rënie drastike numri i penalizimeve per mospërdorimin e rripit te sigurimit çka tregon dhe ndërgjegjësim të shoferëve.

 

Krahas mosrespektimit të këmbësorëve rrugët e kryeqytetit janë kthyer dhe në pista garash. Së fundmi mjaft të rinj përdorin bulevardin e ri si pistën më të re të shpejtësisë. Një ditë më parë njëri prej automjeteve shkatërroi barrierat e vendosura nga bashkia e gati sa nuk hodhi bustin e Ahmet Zogut.

 

Nga ana tjetër policia rrugore ka arrestuar në flagrancë 236 drejtues makinash për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në 6 mujorin e parë të këtij viti shqetësuese mbetet dhe përdorimi i alkoolit ku në total janë arrestuar 44 shoferë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Rritja e numrit të aksidenteve vjen dhe për shkak të fluksit të emigrantëve. Mbingarkesa në akset nacionale sinjalistika jo e saktë, por edhe rrugët problematike pritet të shtojnë numrin e aksidenteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *