Avokatja shqiptare Eva Buzo nisi sot një rrugëtim historik,  si e para grua që do të kalojë me not kanalin e otrantos.

 

Nisma e saj është  e veçantë sidomos për lidhjen emocionale që ajo ka me Shqipërinë, pasi buzo ka thënë  se me këtë udhëtim ajo po kthehet në tokën e gjyshit të saj.

 

36 vjeçarja shqiptare që jeton në australi, është nisur sot në orën 7 të mëngjesit nga otranto për të mbërritur në Vlorë.

 

Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë ndërsa një varkë e shpejtë do të jetë gjatë gjithë kohës me të për asistencë.

 

36-vjeçarja do të pritet në Vlorë nga shumë miq e të afërm të saj .

 

VIDEO E POSTUAR NGA KRYEMINISTRI EDI RAMA!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *