E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Më ngacmoi të dashurën”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçarit, ja si e plagosi të miturin dy ditë më parë në Kamëz

Zbardhet dëshmia e Armir Hasajt, 18-vjeçari i arrestuar për plagosjen e një të mituri në Kamëz 2 ditë më parë. I riu u ka thënë hetuesve se sherri me 16-vjeçarin, me të cilin ka kohë që njihej dhe ishin rritur në një lagje, ka nisur për shkak se i mituri i ka ngacmuar të dashurën.

 

Reklamë

Fillimisht, sipas tij, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, pasi kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar, por debati mes tyre ka degraduar dhe në gjaknxehtësi e sipër ka hapur bagazhin e makinës, ku mbante një armë kallashnikov dhe ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të të miturit.

 

Për hetuesit mbetet akoma e paqartë se ku i riu ka arritur të sigurojë armën e krimit, të cilën e mbante në makinë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë