E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Më në fund rruga është e qartë”/ Xhaçka: Momenti për të kompensuar kohën e humbur”

Ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar për miratimin e propozimit francez në Kuvendin maqedonas.

 

Xhaçka shkruan se më në fund rruga është e qartë ndërsa thekson se është momenti për të kompensuar kohën e humbur.

 

“Më në fund rruga është e qartë! Urime Maqedonisë së Veriut për miratimin e propozimit francez , duke zhbllokuar në këtë mënyrë perspektivën tonë në BE. Shqipëria shikon përpara, drejt fillimit të negociatave zyrtare dhe Konferencës së I-rë Ndërqeveritare, me të njëjtin angazhim për integrimin në BE që ka treguar gjithmonë! Kanë kaluar 3 vite! Momenti për të kompensuar kohën e humbur”, shkruan Xhaçka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë