Qeveria angleze më në fund është bindur për të ndërmarrë një masë të fortë në kuadër të betejes ndaj COVID-19.
Të gjitha shkollat në Britani do të mbyllen duke nisur nga dita e premte për një periudhëtë pacaktuar.
Lajmi u bë I ditur nga Ministri britanik i Edukimit, Gavin Williamson.
Kryeministri Boris Johnson tha se po shqyrtohet marrja e masave edhe më drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në një vend ku shifrat e të prekurve po rriten me numra të mëdhenj.
Deri më tani 104 persona kanë vdekur nga ky virus në Britani ndërsa mbi 2,642 të tjerë janë infektuar .