Personi i pestë i shpallur në kërkim për përdhunimin e 11 vjeçares në Kosovë, është vetëdorëzuar në polici. Shkelqim Kameri ka dyshime se është përfshirë në aktin çnjerëzor të dhunimit seksual të së miturës nga pesë persona.

 

Babai i tij, në një prononcim për mediat në Kosovë ka thënë se familja është në gjendje shumë të keqe pas këtij rasti. Ai fajin ia la shoqërisë së të birit, ndërsa për vetë ka thënë se “më mirë të mos ishte”.

 

“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka thënë babai i Shkelqimit.

 

Që nga dita kur ka ndodhur ky rast i trishtë, i ati tha se Shkelqimi s’ka qenë në shtëpi. Pasi e kuptoi se është shpallur në kërkim, ai tha se u vë vet në lëvizje për ta gjetur derisa e takoi në fshatin Koliq.

“Ma mirë me qenë të dekt, se të gjallë. Shkelqimi s’ka qenë në shpi, se kom ditë ku osht. Unë vet e kom dorëzu në Polici. Në Koliq e kemi taku. Kena dalë me lyp edhe na ka dalë në udhe përpara”, përfundoi babai i të riut.

 

Shkelqim Kameri ndodhet në stacion policor ku po intervistohet, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë, vëllezërit Ekrem dhe R.Rexhepi, Xh.S dhe G.J. janë dërguar në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *