KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërimit në bashkinë Gjirokastër.

 

Kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Golemi, kryeson garën. Sipas raportimeve të fundit të KQZ, Golemi ka marrë 2180 vota, e thënë ndryshe 78.32% të votave.

 

Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dorjan Lami ka marrë 604 vota.

 

Diferenca mes kandidatëve është 1576 vota.

 

Deri më tani në këtë bashki janë numëruar 9 qendra nga 52 që janë në total. Ndërkohë ky proces po vijon ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *