Subscribe

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi mafioz i ndodhur një ditë më parë në kryeqytet, ku humbi jetën Behar Sofia, i konsideruar dhe si bosi i trafikut të heroinës nga Turqia.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë nga ana e hetuesve, sic raporton Vizion Plus, rezulton se 66-vjeçari është ndjekur nga një person i veshur me rroba të zeza dhe që mbante maskë anticovid, para se të qëllohej me armë.

Lexo edhe :

Related Posts

Identifikimi i personit në fjalë mbetet i vështirë për hetuesit pasi ai mbante dhe kapuç në kokë, ndërsa ka dyshime të forta se mund të jetë autori i krimit për shkak se lëvizjet në rrugë kanë qenë të pakta.

Burime pranë grupit hetimor thanë gjithashtu se dhe në rrugën e Elbasanit, kamerat kanë fiksuar një automjet i cili bënte lëvizje të shumta në zonë, çka ka ngritur dyshimet tek hetuesit se mjeti mund të jetë përdorur për të larguar autorin e krimit.

Deri më tani lidhur me ngjarjen, policia ka marrë në pyetje të paktën 10 persona. Të gjithë familjarë dhe të afërt me viktimën. Ata kanë mohuar që Behar Sofia të ketë pasur konflikte apo kërcënime kohët e fundit.

Sipas dëshmisë së dhënë nga ana e familjarëve, 66-vjeçari kishte dalë për të pirë kafe e më pas do të blinte diçka para se të kthehej në shtëpi.

Identifikimi i autorit të krimit mbetet i vështirë për hetuesit, shton Vizion Plus, pasi edhe nga kqyrja paraprake që i është bërë telefonit të viktimës, të vetmet biseda që janë konstatuar kanë qenë ato me familjarët e tij.

66 vjeçari u qëllua me dy plumba nga një person i maskuar teksa ishte duke ecur në këmbë në afërsi të Piramidës, ku dhe kishte shtëpinë.

Pistat ku po hetohet është se vrasja mund të ketë ardhur si rrjedhojë e trafikut të lëndëve narkotike. Kjo pasi Behar Sofia njihet nga policia si bashkëpunëtori më i afërt i Abdulselam Turgut, personit që akuzohet se drejton trafikun e heroinës nga Turqia drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Por nuk përjashtohet as ajo e hakmarrjes, pastrimit të parave apo konkurrencës, pasi bizneseve të tij i janë vendosur sasi tritoli disa herë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *