E premte, 9 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Me mamin në një shtëpi por të distancuar, emocionon balerini shqiptar në Itali

Ndonëse jetojnë në një shtëpi, ata ende mundohen të ruajnë distancat mes njëri tjetrit. Kjo është historia e balerinit shqiptar në Brescia të Italisë, Leon Cino, I cili edhe në shtëpi ruan distancën me të ëmën.

 

Reklamë

“Jetoj afër Brescia-s. Atëherë situata është shume delikate. Jemi te mbyllur prej një muaji. Dëgjohen ambulanca çdo 10 minuta. Jemi në një qytet ku situata është delikate. Kam vëllain 5 minuta larg dhe nuk na lejohet te shihemi, të takohemi. Unë jam duke jetuar me mamanë time dhe gjate gjithë kohës jemi duke jetuar te distancuar,” u shpreh Leoni.

Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, Leoni komentoi gjithashtu edhe mbërritjen e 30 mjekëve shqiptarë në Itali.

“Mu bë shumë qejfi dhe jam krenar për dërgimin e mjekëve dhe u ndjeva shumë krenar. Mediat këtu flasin shumë mirë dhe me pozitivitet dhe miqtë më bënë shumë komplimenta”,- përfundoi ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë