Të heshtur dhe me flete te bardha në duar.
Kjo ka qënë e vecanta e marshimit të studenteve në ditën e tyre të 9 të protestës ku kërkojnë plotësimin e 8 pikave që sipas tyre janë të panegociueshme.
Pas të martës që ka qënë një ditë shumë dinamike e protestes së tyre dhe që u shoqërua me një lloj përcarje të studenteve, kjo e mërkurë ka bërë që ata ti përgjigjen përfshirjes së politikes në protesten e tyre me disa veprime domethenese.
Ata mbanin në duar flete të bardha përgjithësisht ndryshe nga ditëtg e kaluara ku të rinjte kanë spikatur me shkrimet e tyre ironike kunder qeverisë.
Një pjesë tjetër e tyre mbanin në duar libra ndërsa përgjithësisht marshimi drejt Ministrisë së Arsimit ka qënë I heshtur. ….
Mbetet për tu parë nëse këtë të mërkurë, studentet do të jenë të bashkuar vetëm me një pikë, para godinës së Ministrisë së Arsimit apo do të vazhdojnë të jenë të ndare, disa para zyrës së Nikollës e disa para zyrës së Ramës.






