E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Me kokainë dhe heroinë në automjet, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

31-vjeçari, Klevis Agolli është arrestuar nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Tempulli”. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën lëndë narkotike e llojit heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre.

Lënda narkotike, mjetet për përdorimin e saj si dhe automjeti u sekuestruan nga blutë e Durrësit.

Reklamë

31-vjeçari, banues në Gramsh, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë